Trajneri dhe mbrojtësi i United flasin për ndeshjen!

Sport

ole
Ole Gunnar Solskjaer, trajner i Manchester United-it: Kur pamë emrin e Barcelonës në short, të gjithë qeshëm sepse ishte një tjetër sprovë e vështirë për ne. Champions League-a nxjerr shumë rezultate të çuditshme, dhe besoj Barcelona e di më mirë se kushdo skuadër tjetër këtë pjesë. Për mua asgjë nuk do të jetë e kryer deri sa të luajmë 90 minutat në Camp Nou dhe për këtë duhet të luajmë në më të mirën tonë që në Barcelonë të shkojmë me rezultat të mirë. Messi? Ai është një lotjar fantastik që do të mbetet në histori si një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave. Do jetë e vështirë për ta ndalur, por kurrësesi e pamundur dhe kurrësesi nuk duhet të fokusohemi vetëm te ai, e dimë që duhet të luajmë 11 kundër 11, çfarë plani tjetër mund të kemi për të ndalur lojtarin më të mirë në botë?! Rashford? Ka pasur probleme me kyçin e këmbës por është kthyer. Ka dëshirë të jetë me ne, është stërvitur dhe shpresoj të jetë gati. Nëse ndodh të ripërsëritet përballja e 99-ës me penallti në Camp Nou?! Do të ishte shumë interesante, por e dimë se duhet të mbrohemi fort dhe të mos u lëmë asnjë shans.

Marcos Rojo vs Rostov

Marcos Rojo, mbrojtës i Manchester United: Barcelona ka përvojë të jashtëzakonshme në këto nivele, por edhe ne nga ana tjetër kemi pikat tona të forta dhe duhet të dijmë t’i përdorim sa më mirë kundër tyre. Sigurisht, ata do të jenë favoritët për t’u kualifikuar, por ne do të mundohemi të japim maksimumin për të qenë ne ata që do të kalojnë më tej. Për mua, pas Parisit, çdo gjë ka ndryshuar. Tani ka plot skuadra që na shohin me pak më tepër respekt sepse ky është një klub që ka plot histori dhe këto ndeshje vlejnë shumë për të. S’mendoj se ka skuadra që e kanë të lehtë të luajnë në Old Trafford dhe për ne ky do të jetë një avantazh që duhet ta shfrytëzojmë më së miri.