Trajneri dhe mbrojtësi i Barcelonës flasin për ndeshjen!

Sport

valeverde
Ernesto Valverde, trajenr i Barcelonës: Manchester United është një skuadër që ka shumë cilësi jo vetëm në goditjet standarte apo lojë jo-aktive, ka tifozë të zjarrtë dhe në shtëpinë e tyre është vështirë t’i përballësh. Ata janë me moral të ngritur pas asaj që arritën në Paris dhe ne ua njohim aftësitë, por nga ana tjetër ne kemi synimet tona dhe do të mundohemi t’i arrijmë. A mund të jenë avantazh lëndimet e lojtarëve të tyre? Them se në të tilla ndeshje dëshira për të marrë rezultat mund t’i tejkalojë gjendjet e skuadrave dhe rasti që ata patën në Paris e tregoi më së miri këtë gjë, ndaj nuk duhet nënvlerësuar asgjë. Sot luajmë për fitore dhe në ndeshje të tilla nuk spekulohet për mënyrën e lojës, s’mund të mendosh vetëm për sulmin, apo mbrojtjen, kështuqë do të mundohemi t’i kombinojmë të dyja. Sigurisht synimi primar është që të shënojmë së paku një gol në transfertë. Dembele? Eshtë përpjekur të riaftësohet, por kjo ndeshje nuk është e ngjashme me atë ndaj Lyonit, kjo është ndeshja e vajtjes, mos ta harrojmë, nuk kemi pse rrezikojmë asgjë.

pique

Gerard Pique, mbrojtës i Barcelonës: E kam parë përsëritjen e ndeshjes mes United dhe PSG, mund të them se është një shembull i mirë futbolli. Ndaj United-it, duhet të jesh gjithmonë në pararojë dhe duhet ta mbyllësh ndeshjen. Ata kanë plot lojtarë të rinj dhe me cilësi. Penalltia në fund më pas, ishte një shembull edhe më i qartë se çfarë mund të të ndodhë në futboll. Atmosfera në Old Trafford? Skuadra ka përvojë të mjaftueshme me stadiume të tilla. Kemi luajtur në atmosferë të ngjashme edhe më parë, sigurisht do t’u vijë në ndihmë atyre të United, por ne i kemi aftësitë për të mbetur të përqendruar te loja jonë.