Kourtney nis festën e 40-vjetorit, udhëton së bashku me të dashurën e ish-bashkëshortit!

Showbiz

kourtney
Kourtney Kardashian mbush 40-vjeç në datën 18 prill, por festimet kanë nisur që tani. Së bashku me ish-partnerin e saj, Scott Disick dhe fëmijët e tyre janë nisur drejt Finlandës, në një udhëtim ku nuk ka munguar as e dashura aktuale e Scott, modelja 20-vjeçare, Sofia Richie.

Screenshot 17 1
Kanë qenë vetë Kourtney dhe Sofia, të cilat kanë publikuar disa foto nga vendi ku ndodhen, duke lënë të kuptohet se janë në të njëjtin udhëtim.Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ata udhëtojnë së bashku. Ato kanë udhëtuar dhe më parë së bashku duke i habitur të gjithë fansat e familjes së famshme për këtë veprim të tyre.