LUÇIANO SPALLETTI, TRAJNERI I NAPOLIT:

Sport

“E dëgjova se çfarë tha Klopp në konferencë dhe ato ishin fjalë të mira, por ndonjëherë komplimentet mund të të shërbejnë për të rënë në krizë. Madje, lavdërimet nuk të japin pikë, as të ndihmojnë për t’u ngjitur në nivele më të larta.

Klopp gjithashtu tha që ata nuk mund të fitojnë me rezultatin 4-0 ndaj nesh, por ai dhe skuadra e tij janë finalistë të sezonit të kaluar në Champions League. Kështu që, nëse ai do të vinte për të drejtuar Napolin, do i thoja se këtu nuk ka aq shumë mendjelehtë sa t’i besojnë fjalët e tij.

Sonte e dimë se nuk do jetë aspak një ndeshje e lehtë për ne. Do kemi përballë një skuadër të klasit më të lartë dhe me një trajner ekspert. Liverpool ka një ekip të përkryer dhe nuk duhet të ndikohemi aspak nga rezultatet e tyre të fundit. Për këtë arsye nuk do t’i lejoj lojtarët e mi që të luajnë me intensitet të ulët, apo të nënvlerësojnë diçka. Duhet të luftojmë për çdo top të mundshëm dhe të luajmë me të njëjtin përqendrim dhe mentalitet, sikurse kemi bërë gjithmonë. Sonte kemi një mundësi për të treguar se ne duam të dalim të parët në grup.

Duke u nisur që nga fillimi i sezonit, pak nga pak, besimi brenda grupit është rritur më tepër nga performancat dhe rezultatet pozitive, që na kanë dërguar në krye të klasifikimit, si në kampionat, ashtu edhe në Champions League.”