Trajneri dhe mbrojtësi i Juventusit flasin për sfidën!

Sport

allegri
Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit: Ajaxi është skuadër e forë, ka eliminuar Realin e Madridit dhe ka luajtur si e barabartë me Bayernin. Ka teknikë. Do na duhet një ndeshje e kthjellët dhe goxha teknnike, vështirë që një pëbrallje e tillë të mbyllet 0-0. Kundër tyre ka për të qenë një ndeshje që duhet luajtur me kurajo, do të duhet të jemi sulmues, nuk duhet që të mos mendojmë për të shënuar një gol, ndodh pak herë që të përmbysësh ndeshje si ajo me Atleticon. Prandaj në këtë sfidë duam që të hedhim bazat e mundshme për të kaluar në gjysmë-finale. Ronaldo? Eshtë stërvitur me skuadrën dhe është në gatishmëri, nëse nuk ndodh ndonjë gjë në momentin e fundit, do jetë titullar. Skuadra në tërësi është mirë, përpara kemi ditë vendimtare dhe ndeshja e sotme është një test i rëndësishëm për ne. Më vjen keq që nuk kam në dispozicion Chiellinin dhe Emre Canin, por të tjerët janë në rregull. Në qendër do jetë Rugani. Dybala? Eshtë lojtar i madh që ka statistika mbreslënëse, por jo çdo sezon është i njëjtë. Eshtë stërvitur shumë dhe dalë ngadalë po rigjen veten nga ana mentale.

596112244.0
Daniele Rugani, mbrojtës i Juventusit: I dimë vlerat e Chiellinit dhe se sa i rëndësishëm është ai për skuadrën. Unë do të bëj maksimumin për ta zëvendësuar. Përtej të gjithave për mua është një moment shumë i bukur, dhe po e përjetoj me entuziazëm. De Ligt?! E njoh, është i fortë, kam luajtur kundër me kombëtaren dhe deri tani ka treguar shumë. Nëse mund të luajmë bashkë?! Pse jo, të luash me lojtarë të zotë është gjithmonë e bukur, por sot jemi kundërshtarë dhe vëmendja do jetë vetëm te rezultati për ne.