Trajneri dhe mesfushori i Ajaxit flasin për sfidën!

Sport

ten hag

Erik Ten Hag, trajner i Ajax-it: Nuk do të jetë një ndeshje e njëjtë me atë të Realit të Madridit, por ne do t’i ndeshim kundërshtarët tanë me të njëjtin stil që na ka karakterizuar. Jemi të gëzuar që Cristiano Ronaldo do të mund të luajë në këtë sfidë. Ne gjithmonë duam që të ndeshemi me më të mirët, por nga ana tjetër mungesa e Chiellinit mendoj se do të ndjehet, sepse ai është një lojtar tejet i rëndësishëm për bardhezinjtë. Allegri gjithësesi, ka shumë lojtarë të tjerë të aftë për ta zëvendësuar në mbrojtje. Juventusi është një skuadër shumë eksperte që mund të të vërë në lojë shumë strategji të ndryshme. De Jong? Kavilja e tij është në rregull, mund edhe të luajë. Ai dhe De Ligt janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por sipas meje Ajaxi ka edhe plot lojtarë të tjerë të aftë për të luajtur në nivelet e larta. Sigurisht këta të dy kanë potencial të madh, por ne do të përpiqemi t’i mbajmë edhe të tjerët këtu sepse synojmë që edhe vitin e ardhshëm ta provojmë sërish një aventurë në Evropë.

220px Por Mar 14

Hakim Ziyech, mesfushor i AJAX-it: Nuk jemi këtu rastësisht dhe mendoj se ne i kemi treguar vlerat tona. Kam folur me Benatian dhe sipas tij luajmë një futboll të bukur dhe po kështu si skuadër jemi shumë të fortë. Gjithçka është e mundur në futboll, dhe sipas tij mund edhe ta mundim Juventusin.