Son përfundon detyrimin ushtarak, gati të kthehet në Angli

Sport

Son Heung-min ka përfunduar ushtrinë në Korenë e Jugut dhe tashmë është gati për t’u rikthyer në Angli, pranë klubit të Tottenham. Ky shërbim ushtarak për anësorin ka zgjatur vetëm 3 javë, ndërsa koha për ta kryer të plotë këtë mision është deri në 2 vite. Mirëpo Son bën përjashtim, për faktin se në Lojërat Aziatike të vitit 2018-të mori medaljen e arit për vendin e tij. Në këtë eveniment, Korea e Jugut u rendit në vendin e 3-të me 49 medalje të fituara në total. Son, dallohet për aftësitë e tij më fushën e lojës, mirëpo shtatlarti ka befasuar edhe në ushtri, teksa nga 157 ushtarakët e tjerë që ishin përkrah tij, Son ka dalë më i miri nga të gjithë, duke fituar kështu edhe ccmimin si performuesi më i dalluar. Megjithatë, për ta përmbushur te gjithë këtë mision, Son, për 34 mujat e ardhshëm, duhet të kryejë edhe 544 orë si punë vullnetare në ndihmë të komunitetit.

Më tej, sapo të rikthehet në Angli, Son do qendrojë për 14 ditë në karantinë, ndërsa më pas do të zbresë në fushë, fillimisht për stërvitje individuale e më pas me pjesën tjeter të grupit. Megjithëse futbolli në ishull është ndalur në muajin mars, anësori nuk luan prej datës 16 shkurt, aty ku pësoi një dëmtim në krah, ccka i solli skuadrës një mungesë tepër të madhe në ndeshjet që do të pasonin.

Përsa i përket sezonit në Premier League, gjithccka qshtë ndalur në javën e 29-të, ndërsa mendohet se skuadrat do të nisin stërvitjen intensive në 18 maj, kurse edicioni pritet të fillojë më 8 qershor.