Spanjë, Reali i Madridit rindez interesimin për Raheem Sterling

Sport

raheeeem
Çështja kontraktuale gjithmonë në vendnumëro e Raheem Sterling me Manchester City duket se po hap vend për një të ardhme te Reali i Madridit. Shtypi spanjoll raportoi të martën duke cituar si burim Sky Sports, se Los Blancos kanë rindezur interesimin e tyre për futbollistin anglez. Kështu vitin e ardhshëm Sterling thuhet se mund të jetë objektivi primar i Realit të Lopeteguit. Me një merkato pothuajse zero këtë vit, objektivi duket të ketë qenë më shumë rregullimi i bilanceve se sa i skuadrës, gjë që mund të lërë shteg për shpenzime më të shumta vitin tjetër.

3500

Me këtë argument dhe me faktin se Sterling sezonin që shkoi shkëlqeu me 23 gola në 46 ndeshje, gazetat flasin për dicka të mundshme. Te City, Sterling thuhet se kërkon ta rrisë pagën nga 170 mijë, në 250 mijë paundë në javë, duke e barazuar atë me yje si Sergio Aguero apo Kevin De Bruyne. Por bordi nuk ka dhënë ende dakordësinë, duke e lënë cështjen e tij kontraktuale pezull. 23-vjecari ka kontratë deri në vitin 2020 dhe vlerësohet në merkato mbi 100 milionë euro. City shpenzoi 64 milionë për t’ia marrë Liverpoolit tre vite më parë, ndërsa për Realin mund të kërkohen dyfishin. Sidoqoftë Sterling ka vlerësimin e Guardiolës dhe gjërat mund të varen shumë nga kjo pikë.