Spanjë – Topin e Artë 2015 do ta fitojë Messi

Sport

messi 1440743499-2921542
Në Spanjë janë të sigurt, Topin e Artë për vitin 2015-të do ta fitojë Lionel Messi. E përdtishmja sportive El Mundo Deportivo thotë se argjentinasi do ta fitojë për të pestën herë Topin e Artë, duke përmirësuar rekordin personal që argjentinasi ka aktualisht si i vetmi që e ka fituar 4 herë këtë çmim, që prej vitit 2009-të.
Argumenti kryesor i shtypit spanjoll duket të jetë vlerësimi i bërë së fundmi nga FIFA ndaj Messit, si lojtari më i mirë i vitit. Çmim të cilin ai e fitoi me 49 pikë në 54 që ishin total. 28-vjecari këtë sezon shkëlqeu me Barcelonën duke triumfuar në të gjitha frontet. Messi e mbylli sezonin me 58 gola, ku më i bukuri padyshim ishte ai i shënuar në gjysmë-finalen me Bayern-in e Munich-ut. Ajo çka duket zhgënjyese për të vazhdon të jetë profili ndërkombëtar ku me përfaqësuesen këtë vit, në Kupën e Amerikës Latine, shenjoi finalen e dytë radhazi të humbur pas asaj të Brazil 2014-të.
Pavarësisht kësaj argumenti qëndror i shtypit spanjoll duket bindës, asnjë lojtar tjetër nuk duket më mirë sesa Messi. Edhe në Çmimin e Lojtarit të Vitit, Cristiano Ronaldo, rivali i tij më i afërt, kishte grumbulluar vetëm 2 pikë. Pikërisht duke marrë spunto nga ky fakt, Mundo Deportivo shkruan se asnjë herë më parë fituesi i Topi i Artë nuk ka qenë kaq shumë i parashikueshëm. Gjithsesi mbetet të për t’u parë, deri në caktimin e cmimit, duhet të kalojnë edhe 120 ditë të tjera.