Barcelona vazhdon të fitojë, mbrojtësi i katalanasve dëmtohet dhe përfundon në spital

Sport

Barcelona nuk e ndal hapin në kampionat, edhe pse kualifikimi në Champions League tashmë është siguruar. Në javën e 36-të të La Ligas, katalanasit pritën Celta Vigon në shtëpi, aty ku fituan me rezultatin 3-1, e duke u ngjitur tashmë në kuotën e 72 pikëve.

Golin e parë e realizoi Memphis Depay në minutën e 30-të, me francezin që gjuajti saktë në brendësi të zonës, pas një pasimi të marrë nga Ousmane Dembele.

Më pas, ishte radha e Pierre Emeric Aubameyang në minutën e 41 për të dyfishuar rezultatin. Gabonezi do shënonte sërish vetëm 3 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë. Sulmuesi e dërgoi topin në cepin e portës, ndërsa edhe një herë tjetër, asistimi erdhi nga këmbët e Ousmane Dembele.

Francezi ka rilindur nën urdhërat e trajnerit Xavi Hernandez. Në vitin 2022, anësori ka dhënë 10 asist në kampionat, duke u bërë lojtari i vetëm me një statistikë të tillë në 5 ligat kryesore të kontinentit. Ndonëse mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, në Camp Nou shpresojnë që lojtari të rinovojë dhe të vazhdojë aventurën me uniformën blaugrana.

Në minutën e 68, në fushën e lojës ndodhi një incident i rrezikshëm në fushën e lojës, teksa pas një përplasje me shokun e skuadrës, mbrojtësi Ronald Araujo mbeti i dëmtuar në kokë. Mbrojtësi i qendrës është nxjerrë me ambulancë nga fusha, duke u transportuar më pas në spital. Fatmirësisht gjendja e tij është e qendrueshme dhe uruguajani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.