Spanjë, Torres deklaron se do largohet nga Atletico në fund të sezonit

Sport

torressss
Në fund të këtij sezoni Fernando Torres nuk do ta veshë më fanellën colchoneros. Vetë 34-vjeçari ka deklaruar se do të shohë për një tjetër skuadër pasi dëshira e tij është që të vazhdojë e të luajë. Me kontratën që i përfundon më 30 qershor, Atletico e Madridit nuk ka shfaqur asnjë interes për t’i ofruar një tjetër mundësi si lojtar El Ninos, i cili në vitet 2001-2007-të vendoste një sërë rekordesh si një nga talentet më të ndritura të historisë madrilene.

torres2

“Ideja ime ka qenë gjithmonë që të tërhiqem nga futbolli këtu në Madrid, por gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas dëshirës që mund të kemi” – tregoi Torres. “Të tërhiqem te Atletico duke ndejtur pa luajtur s’është ajo që do të doja” – ka treguar më tej ish-sulmuesi i Liverpoolit, Chelsea-it apo dhe Milanit. Ende nuk është bërë me dije destinacioni i radhës, por ndërkohë nga klubi i Atleticos është treguar se El Nino do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura për një rol si drejtues për të ardhmen. Merr fund kështu karriera si lojtar i Atleticos për Torresin, dëshira e të cilit për të fituar një trofe të rëndësishëm me Los Rojiblancos nuk u arrit kurrë.

torres3

Shanset janë ende këtë sezon, me Europa League-ën, trofe të cilin ai e ka fituar një herë më parë me Chelsea-in. Në fakt Torres lakohet si një nga lojtarët më të spikatur spanjoll, i cili ka fituar gjithcka, përvecse ndonjë kampionati. Ai ka në CV 2 Kupa Evrope, një Kupë Bote, një Champions League, një Europa League dhe një Kupë Federate me Chelsea-in. Me asnjë klub nuk ka fituar një kampionat, ndërsa me Spanjën rezulton golashënuesi i tretë historik me 38 realizime në 110 ndeshje.