AS, Ronaldo i jashtëzakonshëm, prej 8 sezonesh radhazi me më shumë se 40 gola

Sport

cr7777
Me golin realizuar kundër Atleticos së Madridit, Cristiano Ronaldo arriti në fundjavë kuotën e 40 realizime në të gjitha kompeticionet me Realin. Kjo për të 8-in vit radhazi. Gazeta AS analizoi më imtësisht të dhënat mbreslënëse të portugezit duke theksuar se forma e tij sa vjen dhe rritet duke vendosur vetëm rekorde. 446 golat e kryeshënuesit historik të Realit janë e dhëna kryesore për 33-vjecarin, i cili ka vulosur emrin e tij si një legjendë e ardhshme e klubit.

cr7

Nga e gjithë periudha e tij 9-vjecare në Madrid sezoni me më tepër realizime ishte ai 2014/15 me plot 61, ndërsa vetëm sezoni i kaluar ishte ai me më pak gola, vetëm 42, por që duhet theksuar se ishte ndër më të sukseshmit me plot trofe, Champions League, Kampionat, Super-Kupë Evrope, Spanje dhe Kupë Bote për klube. Këtë vit sipas gazetës AS Ronaldo mund të thyejë rekordin e tij prej 17 golash në UEFA Champions League. Aktualisht ndodhet në kutoën e 14 realizimeve ndërsa është i vetmi që ka mundur të shënojë në 10 mbrëmje radhazi. Përpara janë dhe 7 javë kampionati dhe plot mundësi për të arritur finalen e Kievit në Champions. Kështu portugezi 33-vjecar ka përpara një mundësi të artë për ta theksuar më tepër emrin e tij në historinë e ndritur.