Gati të ofrojë 20 milionë stërlina për Mustafin

Sport

cdscc

Skuadra e Arsenalit është gati të ofrojë 20 milionë stërlina për t’i shkëputur Valencias lojtarin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.

Sipas asaj që raporton Goal.com, trajneri Arsen Wenger është i vendosur të përforcojë repartin e mbrojtjes me Mustafin, edhe për arsye të mungesës së gjatë të Per Mertesacker, për shkak dëmtimi.

Ndeshja e parë e Premier League-s është shumë afër tashmë dhe londinezëve u duhet të kompletojnë ekipin sa më shpejt. Wenger shprehu dëshirën të blinte edhe Kostas Manolas të Romës apo Kalidou Koulibaly të Napolit, por çmimi i lartë i të dy lojtarëve e bëri të tërhiqej.

Mbrojtësi i Kombëtares Gjermane konsiderohet si inteligjent nga trajneri dhe mund të luajë shumë mirë topin nga prapavija, duke iu përshtatur stilit të Arsenalit.

Oferta e parë prej 15 milionë stërlinash u refuzua fillimisht nga spanjollët, por mendohet se oferta e re do t’i bindë ata ta lënë të lirë mbrojtësin.