Sposton dasmen, për të luajtur me kombetaren

Sport

premier-league-week-12-soccer-review-2015-jamie-vardy-image
Pas 12 golave të shënuar në Premier League dhe momentit fantastik me Leicester City-in, Jamie Vardy ëndërron Evropianin me Anglinë. Në fakt sikurse ka bërë me dije vetë sulmuesi 28-vjeçar, në pritje të një ftese nga Roy Hodgson ai ka spostuar edhe ditën e dasmës, vetëm e vetëm që të jetë i gatshëm për përfaqësuesen.Ishte pikërisht Hodgson ai i cili e ftoi për herë të parë Vardyn në kombëtare.
Ai debutoi në miqësoren e 7 qershorit të këtij viti përballë Irlandës, teksa u hodh në fushë si zëvendësues i Wayne Rooney-it. Pas kësaj ndeshje ai do të luante edhe tre takime zyrtare kësaj radhe në kualifikueset e Evropianit. Në këtë prespektivë, Vardy ka bërë me dije se ëndërron të luajë në Evropian. Në një intervistë për Daily Mail, ai ka rrëfyer se ka spostuar datën e dasmës, nga 10 qershori për në 25 maj, vetëm e vetëm, që në rast të një ftese, të jetë plotësisht i gatshëm. Për sulmuesin e Leicesterit, duket se dasma është më pak e rëndësishme, aq sa për të nuk bën problem fakti që 25 maji i takon të jetë ditë e mërkurë dhe jo ditë fundjave.
Vardy shihet si zgjidhja ideale e situatës, që po kalon sulmi i Anglisë, ku vetëm Wayne Rooney ka mundur të mbajë një formë të kënaqshme në marrëdhëniet me golin, por aktualisht është ende herët për të menduar për grupin që do të përfaqësojë Anglinë.Roy Hodgson shpreson që deri në fund të majit të vitit të ardhshëm lojtarë si Daniel Sturridge apo dhe Harry Kane mund të kenë rifituar formën e pritshme, në rast të kundërt, Vardy duket të jetë gjithmonë gati.