Strakosha përgatitet për duelin me Ronaldon

Sport

ronaldo 13

Sezonin e kaluar, Thomas Strakosha merrte vëmendjen e të gjithëve, teksa me penalltinë e tij të pritur ndaj Dybalas, në ndeshjen e 14 tetorit 2017, Juventus-Lazio, ia dilte të mbronte rezultatin 2-1 në minutën e 6-të shtesë, duke i dhënë Lacios fitoren e parë pas 15 vitesh në Torino. Tashmë, gati 10 muaj më vonë, Strakosha përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme përsëri përballë “Zonjës së Vjetër” në Juventus Stadium, këtë herë me një kundërshtar të përforcuar edhe më shumë pas ardhjes së Cristiano Ronaldos. Gjuajtjet e forta dhe të shpejta të portugezit shihen si një rrezik më shumë për Strakoshën, që duhet të marrë masat për të shmangur cdo të papritur.  Me 25 gusht, ora 18.00, Juventus-Lazio do t’i japin jetë një tjetër dueli të ndezur dhe plot emocione. Dhe shqiptari ka filluar të studiojë taktikat e tij, kundrejt një CR7 që do të kërkojë edhe golin e parë në Serie A, pasi nuk ia doli në transfertën e Veronës me Kievon.
strakosha1
Strakosha e di se kush është Ronaldo dhe se çfarë është i aftë të bëjë. Gjithsesi prej ditësh në Formelo po studion taktikat e portugezit përmes analizimit të videove dhe këshillave të stafit. Njësoj si në tetorin e kaluar, kur edhe i ati Fotaqi, ishte vendimtar me sugjerimet e tij. “Babai më tha se duhet të prisja deri në fund përpara se të hidhedha. Nuk i dhashë Dybalas pika referimi dhe arrita t’i dhuroj fitoren skuadrës”, ka rrëfyer tashmë pas kalimit të 1 viti, për “Corriere Dello Sport”. Teksa vijon që të përgatitet sa më mirë. Akoma më fort. Pse jo për të bërë kaluar me sukses një tjetër mision nga ato që duken të pamundur.