Strootman drejt Marseille, holandezi ndihet i tradhëtuar

Sport

kevin str
Kevin Strootman do të jetë pjesë e Olympique Marseille. Të paktën “Corriere dello Sport” e bën të sigurt këtë gjë, duke thënë se Roma ka pranuar ofertën prej 25 milionë eurosh, plus 3 të tjera bonus për kartonin e futbollistit holandez. Kishte disa ditë që në kryeqytetin italian qarkullonte lajmi se Rudi Garcia, ish-trajner i verdhekuqve, i cili tashmë gjendet në stolin e Marseille, kërkonte të merrte Strootman në Francë. Megjithatë vetë lojtari nuk duket mjaft i lumtur për këtë kalim. Për momentin ende nuk ka asnjë zyrtarizim dhe pikërisht dëshira e 28-vjeçarit është ajo që ka ndalur gjithçka. Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, mesfushori u ka thënë lojtarëve të tjerë të Romës së ndihet i tradhëtuar nga drejtuesit e skuadrës për mënyrës se si kanë vepruar.

kevinnnn

Vetëm pak muaj më parë, Strootman rinovoi kontratën me Romën edhe për 5 vite të tjera dhe në atë kohë premtonte besnikëri të plotë ndaj verdhekuqve. Edhe familja e holandezit ndihet e lumtur në Romë dhe duket se është një nga arsyet që ndikon në dëshirën e tij. Por tashmë pritet që Strootman të kalojë testet mjekësorë tek Marseille dhe të spostojë karrierën e tij në Ligue 1. Tek francezët, mesfushorin e pret një vend në formacionin titullar dhe trajneri Garcia ka besim te plotë te profesionalizmi i lojtarit, që e sheh si një nga shtyllat e skuadrës së ndërtuar prej tij.