“Do përpiqemi të luajmë të bashkuar dhe të zhvillojmë një sfidë të mirë të gjithë si skuadër.”; Sergio Conceicao, Trajneri i Portos

Sport

“Duhet të jemi një skuadër e vendosur mirë në fushë, të jemi kompaktë, të lidhur me njëri-tjetrin. Jo vetëm që duhet të shënojmë gola, por gjithashtu kemi nevojë që të tregohemi të kujdesshëm në prapavijë për të mos pësuar të tjerë. Sa I takon ndeshjes së kaluar, luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë, por jo edhe aq mirë. Nëse do kishim luajtur shumë mirë, atëherë do kishim fituar. Do përpiqemi të luajmë të bashkuar dhe të zhvillojmë një sfidë të mirë të gjithë si skuadër. Kemi besim se mund ta bëjmë këtë. E dimë se do jetë e vështirë, por jemi këtu për të dhënë përgjigjen që duhet të japim. Emocionet që tëpërfshijnë kur je pjesë e këtij klubi, duhet t’I tregojmë në fushë”.