“Do e trajtojmë këtë ndeshje ashtu si gjithë të tjerat, me mjaft seriozitet.”; Thomas Tuchel, Trajneri i Chelsea

Sport

“Do e trajtojmë këtë ndeshje ashtu si gjithë të tjerat, me mjaft seriozitet. E dimë se loja do ketë ulje – ngritjet e veta, ashtu si në takimin e kaluar, ku ne krijuam mundësitë tona, ashtu edhe ata patën të tyret. Për ne është tepër e rëndësishme që të fokusohemi në lojën tonë dhe të luajmë sa më mirë të mundemi. Po ashtu, vlen të theksohet se duhet të konkretizojmë rastet që do krijojmë përgjatë minutave. Sa I takon rezultatit, mendoj se është më e lehtë për Porton, sepse ata duan të shënojnë 3 gola për t’u kualifikuar në raundin tjetër, kështu që misioni është I qartë për ta dhe për këtë do provojnë të japin maksimumin. Duhet të tregohemi të kujdesshëm në këtë aspekt, pasi në të kundërt mund ta humbasim tërësisht fokusin tonë në lojë. Shpresoj që të përfshihemi në ndeshje dhe të zhvillojmë lojën tonë”.