“Do të punojmë të gjithë së bashku për të marrë rezultatin që duam.”; Hansi Flick, trajneri i Bayern

Sport

“Patëm shumë shanse në ndeshjen e parë, por nuk ishim cinikë e të saktë sa duhej. Është e qartë se duhet të bëjmë më mirë. Nuk do të jetë e lehtë për të arritur objektivin ‘kualifikim’, por ne do të provojmë me gjithçka që kemi. Na duhet të shënojmë të paktën dy gola. Është diçka e vështirë për t’u realizuar në një takim të tillë, për me tepër ndaj një kundërshtari kaq të fortë. Por ne jemi pjesë e futbollit pikërisht për të tilla momente, të tilla ndeshje kaq të bukura. Duam ta befasojmë Parisin. Nëse e bëjmë këtë, atëherë do të jemi shumë të lumtur. Do të punojmë të gjithë së bashku për të marrë rezultatin që duam. Nuk kemi patur shumë kohë për t’u stërvitur e për t’u përgatitur me detaje, por dua që lojtarët e mi të jenë të qetë dhe sa më freskët për këtë sfidë. Kemi disa mungesa të rëndësishme, por kjo nuk na e vështirëson punën. Përkundrazi, i kemi idetë më të qarta se kush do të luajë dhe është më e thjeshtë se sa kur kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Mbappe? Ai është një lojtar i shkëlqyer. Është një ndër më të mirët dhe padyshim që do të dominojë edhe më shumë në të ardhmen. Mendoj se do të fitojë edhe ‘Topin e Artë’ një ditë. Në duelet një për një, ai është i mrekullueshëm, njësoj si dhe Neymar. Këto duele duhen shmangur në sfidën e sotme.”