“Besoj tek aftësitë e skuadrës sime dhe tek pikat tona të forta.” ; Mauricio Pochettino, trajneri i Paris SG

Sport

“Për mendimin tim, çdo gjë mund të ndodhë. Bayern-i është skuadra më e mirë në botë për momentin. Kam një respekt të jashtëzakonshëm pë ta. Por në të njëjtën kohë, besoj tek aftësitë e skuadrës sime dhe tek pikat tona të forta. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta fituar këtë ndeshje. Është e vërtetë që gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për ne në sfidat në shtëpi. Në trasnfertë shfaqemi më mirë. Është diçka që duhet ta analizojmë me kujdes edhe në fundin e këtij sezoni, por unë shpresoj që gjërat të ndryshojnë që nga takimi i sotëm. Mendoj se kjo sfidë ka të bëjë edhe me karakterin që do të tregojë skuadra në fushë. Një nga detyrat e vështira që do të kemi është qarkullimi i topit. Njësoj si Barcelona, Bayern-i do të përpiqet të luajë sa më shumë me topin dhe kjo është ajo që duhet të ndalojmë. Patjetër që do të ketë momente ku do të na duhet vuajmë, por pikërisht në këto situata do të shfaqemi të bashkuar dhe mbështetës ndaj njëri-tjetrit.”