Suedia dhe Anglia kualifikohen për në çerek-finale, eliminohen Zvicra dhe Kolumbia

Sport

suedi
Suedi-Angli rezultoi të ishte çifti i katërt çerek-finalist i këtij botërorit. Dita e 19-të rezultoi me ndeshje tejet të mbyllura ku njëra prej tyre, ajo më e shumë-pritura Kolumbi-Angli u vendos nga njëmbëdhjetëmetërshat. Si fillim u luajt sfida e pasdites, Suedi-Zvicër. Helvetët e Vladimir Petkovic nuk u panë asnjëherë të rrezikshëm duke zhgënjyer krejt pritshmëritë. Pas ndeshjesh tejet emocionuese në grupe përballë Brazilit dhe Serbisë, katërshja, Xhemaili, Xhaka, Shaqiri dhe Behrami ishte tejet e zbehtë përballë skandinavëve. Suedezët ishin tejet të ftohtë, shumë mirë të vendosur dhe asnjëherë të ngutur kur kishin nën kontroll topin. Sidoqoftë atyre u mungoi konkretizimi dhe për të shënuar u ndihmuan më shumë nga mbrojtësi Akanji, i cili devijoi goditjen e Forsberg në minutën e 66. Me këtë gol Suedia mbeti në lojë dhe administroi gjithcka.

angli

Në fund pati edhe kontestime dhe me ndërhyrjen e VAR-it një karton i kuq i Lang nuk ishte brenda zone, pra jo-penallti. Përfundoi 1-0 dhe Suedia priti duelin tjetër, Kolumbi-Angli. Në sfidën e mbrëmjes, u pa krejt tjetër lojë. Tejet e ashpër me shumë taktikë, shumë kartona dhe më shumë se 120 minuta. Harry Kane shënoi pas një penalltie shumë të kontestuar nga kolumbianët. Ishte minuta e 57-të dhe për sulmuesin anglez ishte goli i 6-të për këtë botëror. Kolumbianët nuk e humbën shpresën dhe sulmuand eri në fund. Yerry Mina shënoi në minutën e 93-të golin e tretë për këtë botëror. Por shpresat për një fitore të kolumbianëve u venitën pasi sfida shkoi te penalltitë. Uribe dhe Bacca gabuan nga penalltitë dhe Anglia ishte ajo që iu kënaq kualifikimit.