Tashmë është zyrtare, mbrojtësi i Kosovës në Serinë A

Sport

Nga edicioni i ardhshëm, Amir Rrahmani do të luajë së paku deri në 2023-shin në Serinë A italiane. Sic flitej prej ditësh është skuadra Hellas Verona, ajo që fitoi në garë me shumë skuadra sa i takon mbrojtësit të Kosovës. Mediat italiane publikuan foto të Rrahmanit me shallin e Veronësm, duke konfirmuar zyrtarisht transferimin e tij. Ky afrim i Rrahmanit i ka kushtuar 2.1 milionë euro italianëve, që e blenë nga Dinamo Zagreb.


Gjatë momentit të firmës ishte i pranishëm agjenti i mbrojtësit kosovar, Nusri Jashari si dhe ndërmjetësi, Adrian Aliaj, ish-mbrojtës i Kombëtares shqiptare. Të dy këta u morën personalisht me negociatat.