Atletico Madridit blen futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit

Sport

Ishtë në ajër prej ditësh, mirëpo tashmë është bërë gjithçka zyrtare: Joao Felix është futbollisti më i ri i Atletico Madridit. Në orët e vona të së mërkurës, Benfica ka zbuluar se klubi spanjoll ka paguar klauzolën e 126 milionë eurove për super talentin portugez, duke befasuar skuadrat e tjera të mëdha që ishin në garë për të. Kështu, Felix është bërë futbollisti i katërt më i shtrenjtë në historinë e futbollit.


Pas largimit të Griezmann dhe disa lojtarëve me peshë, Atletico kërkonte një goditje të madhe, e cila nuk ka vonuar. Joao Felix është vetëm 19 vjeç, por në sezonin e fundit ka shkëlqyer në Europa League. Përmes një njoftimi, Benfica ka konfirmuar se ka marrë ofertën që tejkalon edhe klauzolën e talentit të ri portugez. Ai shihet si zëvendësues i Antoine Griezmannit, pasi francezi ka konfirmuar largimin nga Atletico.