Xhaka i lumtur për rinovimin

Sport

xhaka 1469427723 5266798

 

Taulant Xhaka nuk do të largohet nga Baseli
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, do te jetë pjesë e Baselit deri në vitin 2021. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zviceran, që kanë rinovuar kontratën me shqiptarin edhe për tre vite tjera.

Kontrata aktuale e Xhakës me Baselin skadonte në qershor të 2018’tës, por pas paraqitjeve të mira në kualifikime për Evropian dhe atyre në Euro 2016 me Shqipërinë, Basel vendosi që t’ia vazhdojë edhe për tre vite tjera.

“Taulant Xhaka ka nënshkruar të shtunën zgjatjen e kontratës me FC Bazel. Kontrata e tij, që përfundonte më 30 qershor 2018 është zgjatur për tre vite të tjera. Tashmë, marrëveshja e re Xhakës zgjat deri më 30 qershor të vitit 2021, me të drejtën e rinovimit për një tjetër vit”, shkruan Baseli në sajtin zyrtar.
Derisa në anën tjetër mbrojtësi i Kombëtares u shpreh i lumtur për rinovimin e kontratës edhe për tre vite tjera me klubin zviceran.

“Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës, këtu ndihem si në shtëpinë time”, tha Xhaka pas rinovimit.

vdsasdvss