Të gjithë të shqetësuar për Dembele: Futbollisti ndikohet nga…

Sport

dembele

Barcelona druan se Ousmane Dembele po influencohet keq nga shokët e tij të fëmijërisë dhe se për këtë ata po mendojnë t’i nxjerrin në shitje shërbimet e tij. Situata ka lidhje me javën që shkoi. Kundër Real Betisit francezi nuk u përfshi në skuadër. Gazeta katalane Sport pretendoi se 21-vjecari nuk u paraqit në kohë në stërvitjen e së enjtes dhe për këtë si masë dënimi nuk u grumbullua nga Valverde. Dembele u tha se u vonua 30 minuta dhe u paraqit pasi sesioni stërvitor qe nisur. Por pas kësaj një episod apask i këndëshëm e shoqëroi këtë situatë. Kur stafi kërkoi prezencën e tij, Dembele u ankua për dhimbje barku dhe se për këto shqetësime qe rikthyer në shtëpi. Stafi mjekësor, pas vizitës në shtëpinë e francezit, raportoi se në ambientet e banesës së Dembeles, miqt e 21-vjeçarit po flinin ende gjumë edhe pse ishte mesditë.

Ousmane Dembele

Gazeta Sport thekson se tashmë katalanasit dyshojnë se Dembele u shtir si i sëmurë për të fshehur faktin se një natë më parë e kishte gdhirë duke luajtur “Play-Station” me miqt e tij. Dembele ndan shtëpinë me miqt e tij të fëmijërisë dhe klubi thuhet të jetë seriozisht i shqetësuar me faktin se ai nuk ka marrëdhënie të forta me pjesën tjetër të skuadrës. Gazeta Sport pretendon se tashmë Barcelona i ka komunikuar agjentit të 21-vjecarit se nëse ai kërkon të qëndrojë te katalanasit duhet të sistemojë oraret e përditshmërisë dhe duhet të tregohet më i përkushtuar me grupin. Dembele ka shënuar 4 gola në 11 ndeshje të La Ligas këtë sezon, por nuk ishte me Francën në ndeshjet e kombëtares dhe aktualisht po spekulohet se Barcelona kërkon ta ndërrojë me Neymarin në muajin janar.