Telashe për Chelsea, Nkunku do qëndrojë 4 muaj jashtë fushave

Sport

Telashe për Chelsea. Christopher Nkunku do të mungojë 4 muaj. Në miqësoren ndaj Borussia Dortmund që u zhvillua në SHBA, sulmuesi u dëmtua në pjesën e parë, duke lënduar meniskun e gjurit, e si pasojë u rikthye në Londër.

Mirëpo, nga ekzaminimet e kryera, dëmtimi ka qenë serioz, e si pasojë, francezi nuk i ka shpëtuar dot ndërhyrjes kirurgjikale. Sikurse ka njoftuar vetë klubi na kalanin zyrtar, operacioni ka shkuar me sukses dhe lojtari do t’i nënshtrohet menjëherë procesit të rehabilitimit, që do të zgjasë për plot 4 muaj.

Thënë ndryshe, Nkunku pritet të jetë gati për Chelsean në muajin Dhjetor të këtij viti, duke humbur kështu një pjesë të rëndësishme të sezonit.

E në një situatë si kjo, klubi londinez e ka gjetur veten në telashe, pasi skuadra ka nevojë për të tjera përforcime. Në fakt, sikurse kanë raportuar mediat angleze, Pochettino u ka kërkuar drejtuesve të klubit edhe 4 përforcime të tjera në merkato, me një buxhet total që prej shifrën e 200 milionë eurove, e në paketë pritet që të jetë edhe një sulmues.

Në këtë situatë, Chelsea i ka piketuar dy lojtarët e radhës për t’i sjellë në “Stamford Bridge”. Ata janë Moises Caicedo dhe Tylor Adams, njëri i Brighton e tjetri i Leeds United. Ty dy futbollistët në fjalë,pëlqehen së tepërmi nga trajneri Mauricio Pochettino, i cili i konsideron tepër të rëndësishëm për të kompletuar repartin e mesfushës.