Romelu Lukaku mund të qëndrojë në Londër, por jo tek Chelsea

Sport

Komentet mbi të ardhmen e Lukakut nuk kanë fund. Sulmuësi mund të qëndrojë në Londër, por jo tek  Chelsea. Pas largimit të Harry Kane drejt Bayern Munich, klubi anglez duhet të transferojë një tjetër sulmues dhe sikurse raportojnë mediat britanike, Lukaku është një prej emrave të listës.

Duke marrë parasysh 100 milionë eurot e grumbulluara nga shitja e Kane, atëherë blerja e Lukakut duket mëse e mundshme. Të paktën, probleme për dakordësi me Chelsean nuk pritet të ketë në këtë mes. Mirëpo, ngërçi i vetëm mund të lindë nga dëshira e lojtarit, i cili e ka ende synim rikthimin në Serie A, atje ku është Juventusi që interesohet së tepërmi për të.

Në kushte si këto, vetëm një pamundësi transferimi në radhët e Zonjës së Vjetër, mund ta bëjë Lukakun që të pranojë ofertën e Tottenham, megjithëse nuk parashikohet që Spurs të presin gjatë në këtë aspekt.

Të ashtuquajturit, “Zambakët e Bardhë”, nuk duan të humbasin më tepër kohë, por kanë nisur të shqyrtojnë edhe të tjera alternativa, sikurse janë Mehdi Taremi, për të cilin Porto kërkon 30 milionë euro. Për irnianin mund të bëhet një betejë e fortë, sepse për të, interesohet edhe klubi italian i Interit.