PARIS SG – REAL MADRID, deklaratat e ekipeve…

Sport

MAURICIO POCHETTINO, TRAJNERI I PARIS SG:

“Nuk shoh ndonjë skuadër tjetër që të ketë më shumë presion sesa ne. Kemi shumë respekt për Real Madrid, pasi është një prej klubeve më të mëdha në botë. Historia e Realit në Champions, nuk ka nevojë për shumë fjalë. Është një histori që nuk lidhet shumë me lojtarët, apo me trajnerët, por është një çështje e forcës që ka ky klub për të triumfuar në këtë kompeticion. Nuk shoh ndonjë favorit në këtë përballje. Madje, është nga ato duele, që mund të konsiderohet edhe si një finale e parakohshme. PSG e kërkon prej 50 vitesh triumfin e këtij trofeu, kështu që sigurisht që shihemi si pretendentë. Ndërsa ata që e kanë traditë të fitojnë Champions League, janë kundërshtarët tanë sonte. Grupi është në gjendje të mirë dhe në të tilla ndeshje nuk është e nevojshme të flitet shumë, pasi atmosfera I ka përfshirë të gjithë. Mesazhi që kam përpara ndeshjes është I qartë. Duhet të jemi të bindur se I kemi të gjitha kapacitetet për të konkuruar në nivelet më të larta. Duhet të jemi të bindur se jemi një skuadër me mjaft kualitet dhe me plot talent në përbërje.

 

MARQUINHOS, MBROJTËSI I PARIS SG:

“Sonte është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Luajmë në shtëpi dhe do përpiqemi të shënojmë gola, në mënyrë që ta fitojmë këtë duel. Do sfidohemi me një rival mjaft të fortë, sikurse është Real Madrid dhe që ka një histori tepër të gjatë në këtë kompeticion. E vërteta është se ata vijnë nga një ecuri e mirë dhe me plot besim. Sipas meje, kjo është një mbrëmje me një rëndësi të veçantë për ne, pasi është shumë vendimtare. Duhet të harrojmë çdo gjë që kemi bërë më herët dhe të përqendrohemi maksimalisht në këtë 90 minutësh. Në të dyja krahët e fushës do të jetë lojtarë të mëdhenj. Mendoj se tifozët dhe të gjithë njerëzit do e shijojnë më maksimum këtë sfidë, pasi të dyja skuadrat luajnë një futboll mjaft interesant”.

 

 CARLO ANÇELOTTI, TRAJNERI I REAL MADRID:

“Vijmë me shumë besim në këtë ndeshje. Kjo është nga ato përballje që mund të konsiderohet mëse e mjaftueshme për të qenë një finale. Këtë herë, do sfidohemi me një kundërshtar, që padyshim vlerësohet një ndër pretendentët kryesorë për ta fituar troefun e Champions League. Presion? Unë do thoja se më tepër mund ta quajmë si motivim, sesa si presion. Kjo është një nga ato ndeshjet, ku nuk është aspak e vështirë për t’u përgatitur, pasi përqendrimi është maksimal nga të gjithë lojtarët, për vetë rëndësinë që ka kjo përballje. Sipas meje, të dyja skuadrat do përpiqen të gabojnë sa më pak në qarkullimin e topit, e po ashtu do mundohen të tregohen sa më të sakta me daljet në kundërsulm. Mendoj se loja do jetë e ngjashme nga të dyja krahët. Mbappe? Jam I bindur se edhe ai mendon të njëjtën gjë sikurse Benzema, Vinicius, apo edhe Messi. Ai thjesht do që të elimijojë kundërshtarin e tij dhe më pas të fitojë titullin e Champions League. Ndihem shumë krenar që I kam drejtuar të dyja këto skuadra. Trajnimi nuk është aspak një profesion I vështirë për mua. Sa më I madh të jetë klubi, aq më tepër e shijoj eksperiencën”.”

KARIM BENZEMA, SULMUESI I REAL MADRID:

“Kam punuar shumë orë pa pushim për të qenë gati për këtë ditë. Po ashtu edhe kam pushuar mjaftueshëm. Ndihem mirë, pavarësisht se ka ende vend për t’u përmirësuar, pasi edhe dëmtimi nuk ishte e lehtë. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën dhe për këtë do jap maksimumin tim nëse do të zbres në fushën e lojës. Mbappe? Nuk ka dyshim se kjo është një ndeshje shumë e madhe dhe fakti që do luaj ndaj tij është, padyshim që e bën më emocionuese këtë përballje. NJë ditë aim und të transferohet në Madrid. Mirëpo më e rëndësishme se gjithçka tjetër është të fitosh. Messi? Ai është I jashtëzakonshëm. Nuk ka nevojë të thuhet me fjalë ajo se ç’mund të bëjë ai në fushën e lojës. Po ashtu edhe për Neymar është një lojtar mjaft I mirë, ndonëse nuk jam I sigurt nëse do jetë në fushë sonte ose jo. Kjo është një ndeshje ku nuk shoh asnjë favorit. Nëse krahasojmë lojtarët, atëherë arrijmë në përfundimin se jemi të gjithë njësoj, e për këtë arsye nuk e shoh ndonjë skuadër më të avantazhuar sesa tjetra”.