Guardiola: Champions League? Nuk vras veten nëse…

Sport

Pep Guardiola (trajner i Manchester City):

“Ky kompeticion është i një niveli vërtet tepër të lartë. Prandaj, çdo gjë mund të ndodhë. Nuk e fshehim që po punojmë për të arrritur suksesin e rëndësishëm edhe në Evropë. Por nga ana tjetër doja të thoja se nuk do të vras veten, nëse nuk e fitoj Champions League-n as këtë sezon. Si ne, ashtu edhe tifozët tanë duhet ta përjetojnë si ëndërr këtë kompeticion. Ndeshja me Dinamon nuk është aq e lehtë sa duket, pasi kjo skuadër ka në gjirin e vet lojtarëm, si Dani Olmo. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës. Eshtë vërtet futbollist cilësor. Jo më kot u shpall edhe një nga më të mirët në Europianin për moshën deri 21 vjec”.