Gallatasaraj-PSG, parizienët i  frikësohen “ferrit” turk

Sport

Fatih Terim (trajner i Gallatasaraj): “Jemi përgatitur më së miri që të përballemi me një nga skuadrat favorite për të fituar Champions League. Paris SG është një klub i madh, megjithatë për mua ndeshjet fitohen në fushën e lojës, pas 90 minutave të luajtura aty… Sigurisht që ata janë më të akrediturit për të fituar. Ne i respektojmë, por gjithashtu duam që të ngjallim respekt. Kemi në radhët tona futbollistë që kanë luajtur në Francë, apo kanë origjinë franceze. Që të jem i qetë, unë pres që ata të jenë më të stimuluar përballë Paris SG, sesa lojtarët e tjerë të skuadrës tonë. Të gjithë e dinë forcën e PSG, por veçanërisht futbollistët francezë e njohin më të mirë se kushdo tjetër”.

Thomas Tuchel (trajner i PSG): “Të gjithë e dimë që është gjithmonë e vështirë të luash kundër Radamel Falcaos. Duhet të tregohemi të kudesshëm kundrejt atij. Por nuk do të kenë ndonjë plan të veçantë anti-Falcao. Detyra jonë është të jemi të vëmendshëm ndaj të gjithë Gallatasarajit. Gjërat janë shumë të vështira, për faktin se nuk luajmë në shtëpi. Kjo do të jetë sfida më e madhe për ne. Atmosfera në stadium do të jetë tepër e zjarrtë. Do të jetë me rëndësi që të shfaqim aftësitë tona, edhe të gjendur nën këtë presion. Nuk duhet që të ndikojë mënyrën sesi e kemi përgatitur përballimin e kësaj ndeshjeje. Mbappe është gati të luajë, por s’mund të përballojë dot 90 minuta”.