Tottenham – Bayern Mynih, Kovac tregon pse i trembet Pochetinos

Sport

Mauricio Pochettino (trajner i Tottenham): “Bayern është një klub që çdo sezon përpiqet të përgatisë veten që të fitojë Champions League-n. Në fund të fundit, vetë historia e këtij klubi e detyron ta bëjë këtë. Edhe këtë vit, sigurisht që është një nga skuadrat që mund të jetë kandidate për të fituar këtë kompeticion. Por edhe Tottenhemi, tashmë është në një pozitë ku mund të sfidohet si e barabartë me çdo klub të madh. Gjendemi në një pozicion ku gjithcka është e mundshme. Eshtë normale të flasësh, kur nuk merr rezultatet që pret kushdo. Në futboll duhet të jesh i motivuar. Duhet të tregohemi të qetë dhe të jemi të fortë sidomos sa i takon mentalitetit. Gjëja më e rëndësishme është besimi dhe fryma fituese e të gjithë skuadrës. Shpresojmë që të arrijmë një sukses përballë Bajernit. Edhe për të qenë në pozita më të mira sesa sezonin e kaluar, kur morëm vetëm 1 pikë në 3 ndeshje. Meqënëse jemi në fillimin e një sezoni të gjatë, na duhet të tregohemi të fortë në mentalitetin tonë. Gjëja më e rëndësishme është të kemi një ide të qartë se cilët jemi dhe ku dëshirojmë të arrijmë.

Niko Kovac (trajner i Bayern): “Besoj se presioni është pak më i madh te kundërshtarët tanë. Gjithsesi, zhvillimi i Tottenhamit në këto muaj do të thoja se ka qenë pozitiv. Eshtë shembulli i mirë i skuadrës që forcohet, edhe falë drejtimit të duhur nga një trajner i zoti dhe me ide të mëdha. Pochetino ka bërë vërtet një punë madhështore. Besoj se ka dhënë shembullin e mirë sesi durimi është tepër i rëndësishëm. Ai po fillon të marrë dalëngadalë frutet e punës që ka nisur prej disa vitesh. E ka bërë Tottenhemin një skuadër që është e aftë të luftojë me armë të barabarta me ekipet e mëdha, gjë që deri 6-7 vite më parë nuk mund të mendohej. Na duhet të jemi gati, si fizikisht, edhe psikologjikisht, për t’u përgjigjur në fushë çdo ‘sfide’ të lëshuar nga kundërshtarët tanë. Ata do të japin gjithcka nga minuta e parë dhe do të na bëjnë presion. Futbolli që luan Tottenhami është i bukur për t’u shikuar, por edhe inovativ dhe kreativ. Harry Kane është sensacional në Premier League, javë pas jave. Nuk ka asgjë që s’mund ta bëjë dot. Mendoj se ai dhe Levandovski janë dy nga sulmuesit më të mirë në botë”.