Ten Hag kërkon vazhdimësi nga Ajaksi, thotë se nuk i trembet Chelsea-t

Sport

Erik ten Hag, trajneri i Ajax: “Në një kompeticion të tillë është e kuptueshme që do të përballesh me ‘beteja’ të tilla të vështira. Kundër Chelsea-t, na duhet të luajmë sa më mirë me topin dhe të mos përpiqemi të luajmë me shpejtësinë e tyre. Duhet të jemi të duruar dhe të zgjedhim momentet e duhura për të zbritur në thellësi. Jemi në një pikë të sezonit ku për mua ka shumë rëndësi vazhdimësia. Na pret një ndeshje e vështirë sot, por kam besim te djemtë. I kam parë gjithnjë të përkushtuar dhe gati për të zbritur në fushë si një ekip i madh. Chelsea ka patur shumë ndryshime dhe ka ca gjëra që ngjasojnë me ne. Mendoj se kanë një skuadër shumë premtuese, por që ka bërë shumë mirë edhe në një kampionat që nuk është aspak i lehtë. Padyshim që do të jetë një ndeshje shumë e luftuar.”

Daley Blind, mbrojtës i Ajax: “Është e vërtetë që skuadrat holandeze shpesh vuajnë ndaj atyre angleze. Kjo ndoshta vjen për shkak të diferencave fizike. Chelsea është një skuadër shumë e përgatitur në këtë aspekt. Ata kanë lojtarë të fortë në lojën në ajër dhe mjaft të shpejtë. Kanë cilësi dhe mund të na hapin probleme në shumë aspekte. Abraham ka bërë një punë të mirë. Është një sulmues me të ardhme, por unë nuk përgatitem vetëm për të, por për të gjithë skuadrën. Ne i kemi treguar vlerat tona dhe do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë edhe në këtë takim të radhës.”