Tenis, eleminohet Zverev, Djokoviç e Wawrinka kalojnë më tej në Cincinnati

Sport

 

tnis el

Tjetër humbje për Alexander Zverev, që duket se aktualisht është jashtë forme. Pas eleminimit të shpejtë në “Rogers Cup”, gjermani Zverev e sheh veten edhe jashtë turneut të Cincinnati, pasi u mposht me përmbysje 2-1 nga holandezi Robin Haase. 21-vjeçari Zverev fitoi setin e parë të takimit 7-5, por u mund në dy të tjerët 6-4 dhe 7-5. Kjo humbje e zbret Zverev nga vendi i tretë në të katërtin në renditjen botërore, pasi është parakaluar nga Juan Martin Del Potro. Edhe vëllai i madh i Zverev, Mischa, është eleminuar nga turneu amerikan, pasi nuk ia doli dot të përballonte deri në fund bullgarin Grigor Dimitrov, që e mbylli takimin në 2 sete, të fituara 7-6 dhe 7-5.
Fitore me përmbysje ndërkohë për Novak Djokoviç, që kaloi në raundin e 1/16-ave francezin Adrian Mannarino, cili fitoi setin e parë të ndeshjes 6-4. Por Djokoviç arriti të gjente momentin e mirë të tij në këtë sfidë, dhe fitoi 2 setet e tjera lehtësisht 6-2 dhe 6-1.

djoko

Fitore kjo që forcon pozitat e Djokoviç si pretendent, teksa në raundin tjetër do të ketë një përballje të vështirë me Grigor Dimitrov. Surprizon ndërkohë Stan Wawrinka, që mundi 2-0 me sete, me rezultatin identik 6-4, japonezin Kei Nishikori. Sa u përket femrave, Kiki Bertens kaloi në 1/16-at numrin 2 të renditjes botërore, Caroline Wozniacki. Kjo e fundit pësoi një dëmtim në fundin e setit të parë, dhe pavarësisht se u përpoq të luante deri në fund, u detyrua të tërhiqej, në mënyrë që të mos rëndonte më tepër dëmtimin e saj. Ndeshje mjaft të bukur ka dhuruar Angelique Kerber, që mposhti rusen Anastasia Pavlyuchenkova 2-1 me përmbyjse. Rusja fitoi 6-4 setin e parë, ndërsa fituesja e “Wimbledon 2018” u përgjigj në setet pasardhëse 7-5 dhe 6-4. 

waw