UCL, përcaktohet kalendari, Champions League nis fillë me sfida të forta

Sport

uclllll
Me 8 grupet tashmë të përcaktuara, sezoni 2018/19 i UEFA Champions League pritet të startojë më 18 shtator. Fillë pas ceremonisë së të enjtes, UEFA ka përpiluar edhe kalendarin e ndeshjeve. Kështu 8 sfidat e para ofrojnë menjëherë emocionet dhe aromën e denjë të kompeticionit më madhor të kontinentit. Dita e parë fillon me dy ndeshje në orën 18:55; Barcelona-PSV dhe Inter-Tottenham, të Grupit B që do ta nisin këtë sezon. Pikërisht të tilla lloj përballjesh në këtë fasho orari janë risija e këtij sezoni. Tashmë në të tillë orë nuk do të shohim vetëm përballje të skuadrave të lindjes, por edhe ndeshje të forta mes favoritësh.

UEFA

Kështu do të kemi ditë sikurse dita e parë, ku fillë pas një super-përballje Inter-Tottenham, në mbrëmje të kemi mundësinë e të shijojmë një përballje si ajo mes Liverpoolit dhe PSG-ës. Dita e dytë e kalendarit, pra 19 shtatori, ofron gjithashtu sfida të forta. Për t’u parë me mjaft interes janë përballjet Benfica-Bayern, Manchester City-Lyon, apo Real Madrid-Roma. Shorti përcaktoi mjaft grupe interesante dhe për ata që presin me padurim përballjen Manchester United-Juventus, kjo sfidë është rezervuar për javën e tretë dhe do të luhet më 23 tetor. Por deri atëherë është e sigurt se plot ndeshje të tjera emocionuese na presin përpara, Champions League-a sapo ka nisur.