E thotë ‘Fenomeni’, Reali është favorit për ta fituar Champions League-ën edhe pa Ronaldon

Sport

reali champions
Edhe pa Cristiano Ronaldon Reali i Madridit është sërish favorit për ta fituar Champions League-ën, kështu mendon Ronaldo “Fenomeni”. Ish-sulmuesi brazilian i Los Blancos është i mendimit se madrilenët e kanë patur dhe do ta kenë gjithmonë mentalitetin fitues për të dominuar në Evropë dhe këtë gjë nuk mund t’ia marrë një lojtar i vetëm. “Sigurisht ai ishte një lojtar i rëndësishëm, por gjithmonë Reali mbetet klubi që e dominon këtë kompeticion” – ka thënë braziliani teksa ka nënvizuar se këtë sezon ndër favoritet radhiten edhe Barcelona dhe Atletico që sipas tij janë përforëcuar ndjeshëm.

ronaldo 13

Përballë pyetjes se si e gjykon Ronaldo transferimin e 33-vjecarit te Juventusi, braziliani u përgjigj se “nuk kishte as dhe më të voglin dyshim se kjo ka qenë ajo që ai ka dashtur”. “Ai po kërkonte dicka të re, një sfid të re dhe e ka plotësisht të drejt ta kërkojë këtë gjë. Unë i uroj fat në këtë aventurë dhe them se Reali do t’ia dijë gjithmonë për nder për atë kontribut që ai ka dhënë” – ka thënë braziljani. Ndërkohë më tej në dilemën që po kanë madrilenët këtë sezon, Ronaldo thotë se me shpresë mbetet në pritje që Gareth Bale të marrë më në fund rolin dhe hapësirën e nevojshme për të shkëlqyer. Në fund, dy fjalë edhe për talentin Vinicius Junior, sipas Ronaldos ai ka përpara një të ardhme të ndritur, por që thjesht duhet të punojë fort për të mos u përhumbur rrugës.