Manchester, hije dyshimi, Sanchez nuk kreu analizat anti-doping

Sport

 

anti doping nga Sanchez

Një seri spekulimesh rreth një shmangie testi anti-doping nga Sanchez, zunë shtypin anglez të premten. Sky-Sports, Daily-Mirror dhe Daily-Mail raportuan se kileni më 22 janar nuk iu nënshtrua analizave rutinë për doping në Londër duke kompletuar transferimin te “Djajtë e Kuq”. Sipas gazetave angleze, autoritetet e anti-dopingut nuk kanë qenë informuar rreth lëvizjes, itenerarit dhe axhendës së fiksuar mes dy klubeve dhe lojtarit. Sanchez nuk është paraqitur për t’iu nënshtruar analizave. Edhe pse mediat angleze nxituan të kërkojnë komente nga Federata, dy klubet por edhe nga autoritetet e pastërtisë së sportit, askush s’deshti ta komentojë rastin e pretenduar. Nëse ky lajm konfirmohet atëherë hije dyshimi do të rrethojnë 29-vjecarin dhe dy klubet, Arsenalin dhe Manchester United-in, që mund edhe të gjobiten. Sanchez nënshkro një kontratë prej rreth 5 vitesh me Manchesterin, duke u bërë më i paguari në Old Trafford me një pagë prej më shumë se 350 mijë paundësh në javë. Lajmet që zunë vendin kryesor të shtypit të premten, zbehën disi lajmin tjetër se Jose Mourinho ripërtëriu kontratën e tij me United-in. Portugezi arriti dritën jeshile pas shumë ditësh bisedime, duke zgjatur qëndrimin e tij në Manchester deri në vitin 2020-të.