Keni patur probleme me përdorimin e Facebook? Ja se çfarë ka ndodhur…

Teknologji

facebook

Përdoruesit e Facebook-ut janë ankuar në mbrëmjen e së enjtes për pamundësi për të hyrë në rrjetin social më të madh në botë, teksa në të po kryheshin “rregullime”.

Shumë njerëz kanë treguar se kanë hasur probleme për t’u kyçur në Facebook, nëpërmjet web-sajtit të tij, dhe nëpërmjet aplikacionit për pajisjet mobile.

Disa njerëz nuk kanë mundur të përdorin as rrjetin tjetër social, Instagram, që është në pronësi të Facebook-ut.

Përdoruesit kanë parë një mesazh, kur janë munduar të kyçen: “Facebook do të kthehet së shpejti”.

“Facebook është jofunksional aktualisht, për rregullime të nevojshme, por brenda pak minutash do të mund të kyçeni”.

“Faleminderit për durimin tuaj teksa ne po e përmirësojmë web-sajtin”, përfundonte mesazhi.

serog q234