Tenis, ‘Roland Garros’, një italian në gjysmëfinale pas 40 vjetësh, eleminohet Djokoviç

Sport

marcoo
Surpriza në çerekfinalet e “Roland Garros” teksa janë eleminuar dy nga pretendentët kryesore për të arritur finalen e madhe të “Grand Slam”-it francez. Marco Cecchinato ka eleminuar Novak Djokoviç pasi e mundi 3-1 me sete, në një ndeshje që dhuroi spektakël dhe emocion për të pranishmit. Tenisti italian, numri 72 në renditjen aktuale të ATP-ës, fitoi 2 setet e para të lojës, 6-3 dhe 7-6 me “tie-break”. Djokoviç nga ana tjetër u kundërpërgjigj në setin e tretë 6-1. Serbi nuk dukej të ishte i qetë ndërkohë që probleme pati edhe me fanellën, të cilën e ndërroi disa herë gjatë takimit. Seti i katërt ishte padyshim më spektakolari.

njovak

Dy tenistët shkuan sërish drejt “tie-break”-ut dhe pas 1 ore e 18 minutash lojë në këtë set, Cecchinato e mbylli 13-11 dhe mori “game”-in e shtatë, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale. 25-vjeçari nga Palermo me të drejtë u përlot pas këtij suksesi, jo vetëm prëj faktit se mposhti një emër si Djokoviç, por sepse bëhet italiani i parë pas 40 vjetësh që arrin gjysmëfinalet e “French Open”. Në raundin pasardhës, ai do të përballet me austriakun Dominic Thiem, i cili eleminoi një tjetër favorit, gjermanin Alexander Zverev. Thiem e mbylli takimin brenda 3 seteve, dhe provon edhe njëherë formën e mirë që po kalon përgjatë vitit 2018.