Tenis; Trajneri i Serena Williams konfirmon pjesëmarrjen në ‘Roland Garros’

Sport

patrick sern
Serena Williams do të jetë pjesë e “Roland Garros” dhe do të kërkojë të dalë si fituese nga ky turne. Është trajneri i tenistes amerikane që ka shuar çdo dyshim se Williams nuk ishte ende në formën e duhur për të marrë pjesë në kompeticione të këtij niveli. Trajneri Patrick Mouratoglou është shprehur se 36-vjeçarja ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe se është kthyer në formën optimale. Sipas tij, vetë Serena nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim pjesëmarrjen e saj në kompeticionin francez të fushave me dhé.

serena tenis

Madje ajo pretendon të zbresë aty si favorite dhe t’i shkojë deri në fund këtij turneu, pasi një triumf në “French Open” do të ishtë prova më e mirë se Serena është kthyer më e fortë se kurrë.  “French Open”, ose siç njihet ndryshe “Roland Garros” do të zhvillohet nga data 27 maj, deri 10 qershor. Serena Willimas mungon në këtë kompeticion madhor që nga viti 2016, kur mundej në finalen e Parisit nga tenistja spanjolle Garbine Muguruza. Paraqitja e fundit e 36-vjeçares në tenis ishte pjesëmarrja në “Indian Wells 2018”, ku u pa qartë që nuk ishte në formën e saj më të mirë.