Thiago Alcantara mes Barcelonës dhe Real Madrid

Sport

alcantara thiago
Futbollisti i Bayern Munchen, Thiago Alcantara është drejt një rikthimi në kampionatin spanjoll. Spekulimet e shumta të merkatos flasin se 27-vjeçari ka vendosur të largohet nga kampionët e Gjermanisë dhe një garë e fortë për të po zhvillohet mes Barcelonës dhe Real Madrid.Katalanasit në pamje të parë duken më të favorizuar për të nënshkruar me mesfushorin, që do të ishte një rikthim i tij në Barcelonë. Megjithatë, siç raportohet së fundmi nga mediat spanjolle, Thiago Alcantaras i pëlqen ideja e transferimit tek rivalët e përjetshëm të blaugranave.

alcantara

Kjo mund të shihet si një hakmarrje e futbollistit që vite më parë nuk ia doli të fitonte besimin për të zënë një vend titullari në formancionin katalanas. Tek Real Madrid, thuhet se atij do t’i premtohet një vend protagonisti, diçka që sezonin e fundit tek Bayern i mungoi disi. Me bavarezët ai luajti përgjatë 2017/2018-ës në 32 takime, ku shënoi 7 gola dhe shërbeu 4 asiste. 27-vjeçari u bë pjesë e kampionëve të Gjermanisë në verën e vitit 2014, ku transferua nga Barcelona për shifrën e 25 milionë eurove. Ndërsa tani, tek Bayern nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kartoni i tij për më pak se 70 milionë euro.