Tom Brady shkruan historinë!

Sport

tom brady
Skuadra e New England Patriots fituesja e finales së 53-të të ‘Super Bowl’ të luajtur në Atlanta. Patriots mposhtën 13-3 skuadrën e Los Angeles Rams, në një sfidë ku këta të fundit e kishin thuajse të pamundur të rivalizonin kampionët në fuqi. Rezultati i kësaj sfide hyri në histori si shifrat më të ulëta që janë parë ndonjëherë në një finale të ‘Super Bowl’. Për skuadrën nga New England ky ishte titulli i gjashtë në historinë e tyre dhe i treti radhazi. Lojtari më i mirë i ndeshjes, që u vlerësua edhe me çmimin e ‘MVP’-s, ishte Julian Edelman. 10 kapje të topit nga ana e tij, ku në total vrapoi më shumë se 141 jard, bënë që 32-vjeçari të ishte njeriu më vendimtar në këtë takim. Ndërsa zhgënjeu krejtësisht ylli kryesor i Rams, Jared Goff, nga i cili pritej më shumë. Pikërisht Goff duhet të udhëhiqte sulmin e skuadrës së tij, që shpesh gjatë sezonit të rregullt ishte cilësuar si më i miri në NFL. Megjithatë kësaj radhe Rams dështuan, kjo edhe për meritë të kampionëve të Patriots. Tom Brady, tashmë 41-vjeçar, siguroi titullin e gjashtë personal, duke vendosur sërish emrin e tij me gërma të arta në historinë e këtij sporti. Akush më parë nuk ka arritur të bëjë diçka të tillë.

 a2b41c23 86ed 4638 89bc 04572bf93ac0 USATSI 10509027