Juventusi vulos hegjiemoninë duke mundur Napolin!

Sport

juve nap
Juventusi zgjati më tej hegjiemoninë e saj në kampionatin italian duke mposhtur edhe Napolin 2-1 në San Paolo. Në një ndeshje goxha të diskutuar për shkak të vendimeve abritrale, bardhezinjtë shfrytëzuan avantazhin numerik në pjesën e parë. Portieri Meret u nxorr me karton të kuq pas një kontakti të pretenduar me Cristiano Ronaldon. Me 10 lojtarë, Napoli nuk mundi t’i mënjanonte 2 gola nga Pjanic dhe Can. Por pjesa e dytë kishte tjetër dinamikë. Pjanic u nxorr me të kuq dhe Napoli filloi të besonte më shumë. Callejon dha shpresë me një gol në të 61-ën. Më tej në minutën e 84-ët skuadra e Ancelottit mund të barazonte, por Insigne shpërdëroi një penallti. U mbyll 2-1 dhe Allegri shijon kështu zgjatjen me 16 pikë distancë kryesimin e pathyeshëm të të tijëve këtë sezon. 23 fitore në 26 ndeshje dhe vetëm 3 barazime. Ndërkohë nga java e 26-të e Serie-A-së pati zhvillime interesante për sa i përket vendeve në Champions League.

juventusnapoli

Interi humbi sërish, kësaj here me Cagliarin 2-1. Vendimtar për kuq-e-blutë ishte Pavoletti që i dha 3 pikë me mjaft peshë për synimet për mbijetesë që ka Cagliari. Nga ana tjetër presioni në rritje për Spallettin, që tashmë spekulohet më shumë se mund të largohet. Milani i Gattusos përfitoi nga ndalesa e Interit dhe falë një fitoreje 1-0 me Sassuolon i mori këtyre të fundit vendin e tretë. Suksesi në San Siro mbajti si autorësi autogolin e Lirolas. Por nëse Milani përfitoi, Roma nuk ia doli dot të bënte të njëjtën gjë. Në derbin me Lazion, skuadra e Di Francescos u shpërfytyrua tërësisht duke humbur 3-0. Problemet në mbrojtje dhe sidomos në nerva u dukën qartë pas golave të Caicedos, Immobiles dhe Cataldit. Vendet në Champions League tashmë diskutohen nga Inter, Roma, Lazio, Atalanta e Torino me diferencë nga 3 në 6 pikë.