Totenhem merr francezin, bën blerjen më të shtrenjtë të historisë

Sport

Tottenhem është kthyer aktiv në merkato pas plot 517 ditëve, duke siguruar Tanguy Ndombele nga Lioni. Bëhet fjalë për një super goditje, pasi mesfushori francez ishte shumë i kërkuar gjatë kësaj merkatoje. Për 22-vjeçarin, anglezët mësohet se kanë paguar 63 milionë euro plus 10 të tjerë si bonus. Kjo shumë e bën Ndombele lojtarin më të shtrenjtë të blerë ndonjëherë nga “Spërs”, duke thyer edhe atë prej 50 milionë eurosh të paguar për Davinson Sanchez, që erdhi nga Ajaksi dy vite më parë. Vetë lojtari ra dakord për një kontratë gjashtëvjeçare me klubin e Premier League. Mesfushori ka bërë 4 paraqitje me Kombëtaren franceze, teksa ka arritur të luajë 96 ndeshje me Lionin duke dhënë edhe 16 asist që prej 2017-s kur Amiens për 25 milionë euro.

Gjithashtu ai numëron me francezët 8 paraqitje gjatë edicionit të kaluar të Champions League, ku shënoi 2 gola e madje duke u përfshirë edhe në formacionin më të mirë të sezonit. Ndombele ishte lojtari që i dha fund shterpësisë së lëvizjeve për Totenhemin që prej janarit të 2018-s kur u ble Loucas Moura, që po ashtu si mesfushori 22-vjecar, pati ardhur nga kampionati francez, konkretisht nga Paris SG. Në fakt, londinezët finalistë të Champions League-s, kishin bërë pak orë më përpara edhe afrimin e 18-vjecarit Jack Clarck nga Lids. Një talent i së ardhmes, i cili megjithatë do të luajë dhe një vit i huazuar te skuadra e Championship prej të cilës “Spërs” e blenë për 10 milionë stërlina.