Tottenham, Conte nis ‘spastrimet’; ja 4 lojtarët që janë jashtë planeve të italianit

Sport

Tottenham i Antonio Conte-s e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në ‘Premier League’, duke marrë një fitore bindëse 4-1 në shtëpi ndaj skuadrës së Southmapton. Londinezët e nisin 2022/2023-shin me synimin për të bërë më mirë se sa në sezonin e shkuar dhe për këtë, drejtuesit i kanë ardhur në ndihmë trajnerit edhe në merkato. Gjatë fazës përgatitore, Conte duket se ka mbajtur shënimi për secilin nga lojtarët e tij dhe ka përpiluar edhe një liste me emrat që nuk bëjnë pjesë në planet e tij e që duhet të largohen gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm, që kanë merkato e që mund të sjellin të ardhura për klubin. Tanguy Ndombele, Giovani Lo Celso, Sergio Reguilon dhe Harry Ëinks kanë bërë gati valixhet për t’u transferuar diku tjetër, pasi asnjë prej tyre nuk është në planet e trajnerit Conte. Ndombele është rikthyer nga huazimi tek Lyon dhe tani është në bisedime me Napolin, për një kalim të mundshëm në ‘Serie A’, pasi shihet si zëvendësuesi i duhur i spanjollit Fabian Ruiz, i destinuar të largohet. Në fakt, të katër lojtarët që Conte nuk i sheh në planet e tij, kanë merkato në Itali. Lo Celso luajti për 6 muaj i huazuar tek skaudra e Villarreal, duke mbërritur deri në gjysmëfinalet e ‘UEFA Champions League’. Fantazisti argjentinas sheh një interes të shtuar të Lazio-s dhe Fiorentina-s në drejtim të tij, me këta të fundit që janë favoritë për të nënshkruar një marrëveshje. Violët shohin me kujdes edhe situatën e Reguilon, që e sheh si të mundshme edhe rikthimin në Spanjë, ndërsa Ëinks ka dëshirë të qëndrojë në Angli, edhe pse për momentin, në drejtim të tij nuk ka asnjë ofertë zyrtare.