Trajneri dhe portieri i Real Madrid, janë gati për një triumf të katërt!

Sport

santiago

Santiago Solari, trajner i Realit të Madridit: Ajaxi po kalon një sezon të mirë. Lojtarët e tyre lidhen shumë mire me njëri-tjetrin dhe janë tejet dinamik përpara në sulm, në atë repart kanë gjithashtu lojtarë cilësorë. Prandaj na duhet t’i respektojmë kundërshtarët. Shpresoj të japim një performancë të mirë, po aq serioze sa bëmë tre ditë më parë. Nga ky stadium kemi kujtime të shkëlqyera, le të shpresojmë që ato kujtime ti ripërsërisim, sigurisht me respektin maksimal. Sergio Ramos? Ai ka një personalitet fantastik, është shumë kompetitiv dhe kjo është arsyeja se pse ka mundur të luajë aq shumë ndeshje. Kjo skuadër historike në bazë ka të stampuar karakterin e tij. Uroj të mund ta shijojmë edhe për vite të tjera në të tilla nivele. Marcelo? Edhe ai është lojtar i shkëlqyer, është zëvendës-kapiteni ynë dhe gjithmonë të parin vë Realin e Madridit. Eshtë stërvitur mirë… njëjtë si lojtarët e tjerë.

courtois 320x195
Thibaut Courtois, portier i Realit të Madridit: Mendoj se një triumf i katërt radhazi në Champions League është më se i mundshëm. Çdo vit kur gjithëkush pyet se kush është favorit, të gjithë do të të thonë Reali Madridit. Kemi skuadër fantastike dhe po ashtu edhe përvojën e duhur. Sigurisht ka shumë kandidatura për trofeun, por për të vajtur duhet të shkosh ndeshje pas ndeshje dhe si fillim përpara kemi Ajaxin. Ata janë skuadër e mirë dhe për këtë duhet të kemi kujdes. Do të na e bëjnë lojën e vështirë, por ne kemi mjaftueshëm përvojë për çdo lloj situate. Sigurisht s’ka për të qenë ndeshje e lehtë dhe askush nga ne nuk e mendon këtë gjë… prandaj duhet të mbrojmë të 11 dhe po ashtu të sulmojmë të gjithë përpara duke ruajtur ekuilibrat si në çdo ndeshje.