Tottenham vs Dortmund: Flasin trajnerët dhe lojtarët!

Sport

tt vs drt

Mauricio Pochettino (Trajneri i Tottenham)
“Që nga fillimi i dhjetorit, skuadra jonë është ekipi me rëndimentin më të mirë në Angli. Jam krenar për këtë fakt pasi kam parë që skuadra është përkushtuar për të arritur rezultate të mira. Unë besoj se kemi potencialin për të fituar çdo ndeshje, por ky kompeticion është mjaft i vështirë. Do të sfidojmë skuadrën më të mirë të momentit në Gjermani, por me gjithë respektin për ta, e përsëris se ne mund të mundim këdo. Të jemi këtu për të tretin vit radhazi do të thotë shumë. Klubi ka punuar me vite të tëra për të ndërtuar një skuadër të qëndrueshme që është e fortë të përballoj çdo kundërshtar. Jadon Sancho është një talent me mjaft potencial. Personalisht nuk jam i surprizuar nga paraqitjet e tij pasi i kam njohur prej kohësh aftësitë që ka ai. Sot do të luhet një sfidë interesante me shumë ritëm dhe rivalitet, por nëse ruajmë përqëndrimin e duhur atëherë mund t’i japim takimit drejtimin që ne duam. Kemi patur mundësinë që gjatë këtyre viteve në këtë kompeticion të luajmë kundër skuadrave me stile të ndryshme loje, kështu që nuk besoj se do të jetë problem për ne të përshtasim apo të diktojmë lojën tonë në fushë.”

Mauricio Pochettino

Jan Vertonghen (Mbrojtës i Tottenham)
“Kemi kaluar mbrëmje magjike në ‘Wembley’ dhe duam që edhe e sotmja të jetë e atillë. Në ndeshje të tilla na duhet të japim më shumë se maksimumin. Sa i përket pozicionit tim në fushë, jam i gatshëm të luaj kudo që ma kërkon trajneri. Por nëse do ta kisha në dorë vetë, do preferoja si qendërmbrojtës apo si anësor i majtë. Përballë presim një skuadër të përgatitur mirë, por ne e kemi provuar se mund të mundim këdo, prandaj do të jemi gati në çdo aspekt.”

Jan

Lucien Favre (Trajneri i Dortmund)
“Duhet ta shohim me pozitivitet këtë takim dhe të besojmë në aftësitë e mundësitë tona. Vëmendja jonë është vetëm tek takimi i sotëm me Tottenham. Nuk duam të bëjmë llogari, ndonëse do të luajmë edhe në fushën tonë. Nëse zbresim në fushë duke menduar për ndeshjen e kthimit, atëherë rrezikojmë ta pësojmë shumë shpejt. E di që Tottenham ka mungesa, por unë nuk dua të flas për lojtarë të cilët nuk do të jenë në fushë. Ne kemi lojtarë shumë të rinj në përbërjen tonë dhe ju siguroj se të gjithë kanë dëshirë për të dhënë kontributin e tyre në këtë takim. Lojtarët duan të japin më të mirët për të vazhduar rrugëtimin edhe më tej. I dimë cilësitë e Tottenham dhe jemi të vetëdijshëm për atë që na pret në sfidën e sotme. Por siç ju thashë, djemtë duan të tregojnë veten e tyre dhe ndeshje të tilla janë mënyra më e mirë për të provuar se sa vlen.”

SSC Napoli v OGC Nice UEFA Champions League Qualifying Play Offs Round First Leg

Thomas Delaney (Mesfushor i Dortmund)
“E respektojmë kundërshtarin pasi e njohim forcën e tyre. Janë të ngjashëm me ne. Ata janë përmirësuar me kalimin e viteve dhe kanë treguar vazhdimësi në rezultatet që kanë arritur. Kjo sfidë do të jetë një test i mirë për dy skuadra që duan të konfirmojnë emrin e tyre mes më të mirëve. Jemi besimplotë në mundësitë që kemi për të marrë një rezultat pozitiv. Jemi përgatitur si duhet dhe i kemi të qarta detyrat tona në fushë. Jemi optimistë se do arrijmë të kualifikohemi.”

rGfXYRF