Varane konfirmon se ka pasur kontakte nga United, por jo direkte

Sport

varane
Qendërmbrotjësi i Realit të Madridit, Raphael Varane ka pranuar interesimin e Manchester United-it për të. Shtatlarti i përfaqësueses franceze u soll në Bernabeu në vitin 2011-të, kjo pas një kërkese të vecantë të vetë Zinedine Zidane, asokohe në detyrën e Drejtorit Sportiv. Por në skuadrën e parë atëherë drejtonte Jose Mourinho.

varane2

Pikërisht për faktin se e ka pasur më parë nën urdhërat e tij, lajme të ndryshme kanë përfolur se portugezi e pati kërkuar atë te Manchester United. Vetë 24-vjecari i ka konfirmuar këto zëra, por duke theksuar se kontakti nuk ka qenë kurrë direkt. Në një intervistë për El Largueron, mbrojtësi francez nuk foli vetëm për këtë temë, ai në fakt rezervoi lavda sidomos për sulmuesin e Manchester United-it Romelu Lukakun.

varane3

24-vjecari e cilësoi belgun si ndër më të fuqishmit nga kundërshtarët që ka pasur përballë. “Ndihem më rehat kundër lojtarëve të shpejtë, sepse ua paraprijë rrugën mirë, por kur janë të fuqishëm përpiqem thjesht t’ua parandaloj pasimet. Rasti i Lukakut për shembull është ndër më të vështirët. Ai është i furishëm dhe ndër më të kompletuarit që kam hasur si kundërshtar” – ka thënë francezi i cili ka pasur përballë lojtarë të kalibrit Messi, Neymar, Lewandowski, apo Kane.