Vazhdojnë bisedimet për shkëmbimin Ramsey-Schick!

Sport

ramsey schick

Aaron Ramsey mbetet një nga emrat më të përfolur të merkatos, duke qenë në listën e preferencave të shumë skuadrave evropiane. E ardhmja e mesfushorit është gjithnjë e më shumë larg Arsenalit dhe 27-vjeçari pritet që në janar të lërë Londrën për të shkuar në një tjetër kryeqytet, atë të Italisë, në Romë. Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, skuadrat e Arsenal dhe ajo e Romës aktualisht janë në bisedime për të realizuar një shkëmbim lojtarësh, që do të përfshijë mesfushorin britanik dhe sulmuesin çek të ekipit verdhekuq, Patrik Schick.

aaron ramsey
22-vjeçari Schick, i ardhur një vit më parë te Roma nga Sampdoria me shumë bujë, nuk ka shkëlqyer asnjëherë me ekipin e ri, duke kaluar më shumë kohë në stol. Ndaj Roma është gati të heqë dorë nga ai për të marrë Aaron Ramsey, që e konsideron si një përforcim me vlera në mesfushë. Kontrata e britanikut me “topçinjtë” skadon në fund të sezonit, ndaj dhe Arsenal po shpejton që të kryejë këtë shkëmbim lojtarësh që në janar, që të mos e humbë lojtarin falas. Trajneri i Romës, Di Francesco ka dhënë pëlqimin e tij për kalimin e Ramsey në tek skuadra e tij, duke qenë se deri më tani verdhekuqtë nuk kanë bindur në mesfushë, pavarësisht afrimeve të N’Zonzi apo Cristane. Megjithatë për të marrë shërbimet e Ramsey, drejtori i Romës, Monchi, do të duhet të fitojë edhe konkurencën e skuadrave të tjera të interesuara për 27-vjeçarin, që aktualisht mbetet lojtar kyç i Arsenalit të Unai Emery.