Vëllai i Pogba: Ju tregoj problemet me Mourinho!

Sport

pogba
Marrëdhëniet midis Jose Mourinho dhe Pol Pogba te Manchester Junaited dihej që nuk ishin aspak të mirë. Aq sa në një moment u bënë të padurueshme për mesfushorin francez. Por tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i gjithçkaje, nga një njeri i afërt i vetë futbollistit. Pikërisht vëllai i tij i madh, Matias, ka pohuar se gjërat mes ish-trajnerit të Junaited dhe lojtarit kampion bote kishin mbërritur në një pikë të tillë, sa që ndikuan edhe në ecurinë jo të mirë të “Djajve të Kuq”. I ftuar në emisionin “Le Vesteire” në kanalin RMC, Matias zbuloi se problemi te Manchesteri ishte Mourinho, si brenda, ashtu edhe jashtë dhomave të zhveshjes.

Paul Pogba Jose Mourinho 691313

“Dallohet qartë se Mou dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, të konsiderohet si “Mësuesi”. Kurse nga ana tjetër, Paul nuk e llogarit fare këtë aspekt… Mbi të gjitha, portugezi nuk e respektoi vëllain tim. Nëse Paul e respekton, edhe ai të respekton. Nëse beson tek ai, atëherë bën vërtet ndeshje të mëdha. Ndryshe e ka mjaft të vështirë”, ka rrëfyer Matias Pogba gjatë emisionit. Si gjithmonë, treguesi kryesor në fund të fundit mbetet fusha. Dhe rendimenti i Pogba pas lamtumirës së Mourinhos flet vetë. Katër gola dhe tri asiste për francezin, gjatë 4 fitoreve radhazi për Manchester Junaited me trajnerin e ri, Solskjaer. Pesë në total, nëse merret parasysh edhe suksesi në FA Cup. Me pak fjalë, përmes paraqitjeve e jo vetëm, Pogba ka arritur sërish të rifitojë Manchesterin. Pa Mourinhon!