Vendi i parë në grup, objektivi kryesor edhe pse s’jemi në momentin më të mirë!

Sport

roma fc

Eusebio Di Francesco, trajner i Romës: Rezultatet që kemi marrë këtë sezon nuk kanë qenë të gjitha pozitive edhe pse disa të dhëna në tërësi kanë qenë. Përtej dhe së dielës, gjithmonë e kam ndjerë mbështetjen e klubit, por futbolli është futboll dhe rezultati është ai që vlen më shumë. Për sa i përket Champions League-ës, kemi një renditje të mirë dhe nëse luajmë një ndeshje të madhe mund ta mbrojmë pozitën tonë. Për Realin… ata mund të thonë të njëjtën gjë për ne, për mua të dy skuadrat tona janë dy skuadra të sëmura, me vështirësi në kampionat, por që japin rendiment tjetër në Champions League. Për mendimin tim thjesht fakti që ne diskutojmë vendin e parë është tejet pozitiv për ne, për ambientin dhe tifozerinë.

668841332.0
Aleksandar Kolarov, mbrojtës i Romës: S’jemi në një moment të mirë, por personalisht nuk ndjej vështirësi, kam të njëjtën ndjesi dhe dëshirë për të fituar. Sidoqoftë më duhet ta them se ka gjithmonë ndeshje që nuk të shkojnë mbarë. Në Madrid nuk u treguam në lartësinë e duhur për një përballje të denjë në Evropë, por në këtë ndeshje duhet t’i tregojmë se jemi të fortë dhe se ndaj tyre mund të fitojmë. Për sa i përket tifozëve, ata na mbështesin gjithmonë. Por tifozi duhet të jetë i vetëdijshëm që nga futbolli merr vesht shumë pak dhe s’duhet të marrë përsipër të folurit për taktikë. Fatkeqësisht këtu në Romë flitet shumë për këto gjëra pa kuptim. Edhe mua më pëlqen tenisi dhe basketbolli, por s’marr vesht fare nga ai sport.

 AleksandarKolarovSevillaFCvRomaPreSeasonOy665cr XHpl